Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi ka publikuar rezultatet e mostrave të 4 mijë e 458 personave, ku kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjithsej 1 mijë e 814, ndërsa janë konfirmuar 6 të vdekur brenda 24 orëve të fundit.
Të shëruar nga pandemia brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 512 pacientë.
Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar të së martës ishte 39.77 për qind.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni Covid-19 që nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 485 persona.
Ndërsa raste aktive me Covid-19 janë gjithsej 12 mijë e 229 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit është 206 mijë e 676.