Afër 2 mijë raste të reja me Covid-19 në Serbi

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit, 7 mijë e 573 persona u testuan për virusin Corona në Serbi, nga të cilët 1 mijë e 966 rezultuan pozitiv me këtë virus, ndërsa 37 persona vdiqën, raportojnë mediat serbe.

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, 265 pacientë janë në aparate për frymëmarrje në spitalet në të gjithë Serbinë.

Ndërsa, nga 7 mijë e 276 persona të testuar dje, 1 mijë e 907 prej tyre dolën pozitiv, ndërsa 38 persona ndërruan jetë.

Epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave, Predrag Kon, deklaroi se për imunitetin kolektiv, është e nevojshme të vaksinohen të paktën 1.5 milionë banorë në Serbi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme