Me qëllim të marrjes së informacionit rreth diasporës dhe mërgatës në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës ka publikuat rezultatet preliminare të regjistrimit. Sipas këtyre rezultateve del se janë regjistruar rreth 342 803 mijë pjesëtarë të diasporës dhe të mërgatës deri në 31 dhjetorin e vitit të kaluar, raporton Ekonomia Online.
Ministri në detyrë i Diasporës,Valon Murati, tha se diaspora vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm i jetës socio ekonomike të vendit , qoftë përmes remitencave, qoftë përmes shpenzimeve që bëjnë gjatë qëndrimit në Kosovë dhe qoftë përmes shpenzimeve direket në ekonomi.
“Para se gjithash,Diaspora është resurs i jashtëzakonshëm njerëzor i cili mund të vihet në funksion të zhvillimit të vendit dhe vet diasporës , nëse ne si shtet dhe si shoqëri gjejmë rrugën e duhur të krijimit të një raporti partneriteti me të”, ka thënë ai.
Sipas ministrit, gjatë këtij procesi janë ballafaquar edhe me sfida dhe fushata propaganduese kundër vet procesit.
Demografi, Kadri Sojeva, gjatë prezantimi të të dhënave të këtij projekti tha në Gjermani jetojnë 36.77% të diasporës, në Zvicër 29.30%, pastaj vjen Itali, Suedia, Kanadaja etj.
Por sipas tij shqetësues mbete fakti se numri i lindjeve në diasporë ka filluar të bije.
Regjistrimi kishte filluar në janar të viti 2014, përmes një platforme elektronike online. Regjistrimi është mundësuar edhe në pikat kufitare por edhe nëpër komuna.
Regjistrimit i diasporës ka për qëllim evidentimin e numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirjen e tyre gjeografike, strukturën demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor, si dhe zbatimin e politikave të përgjithshme në mbështetje të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës.
Ky proces është realizuar nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe me institucionet e tjera.
Regjistrimi i mërgatës do të vazhdoj edhe për 5 vitet e ardhshme për këtë ministria ka lansuar edhe fushata sensibilizuese të regjistrit elektronik e cila do të jetë aktive deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi, raporton EO.