Afër 7 mijë raste aktive me COVID-19

Prishtinë | 13 Gus 2022 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Prishtina, Peja dhe Gjilani janë qytetet që kanë më së shumti raste aktive me COVID-19.

Në kryeqytet janë 1.077 raste, Pejë 526 raste dhe në Gjilan 474 raste aktive me Covid-19.

Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se janë realizuar 2.469 testime prej të cilave 860 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas raportit të fundit, një persona ka vdekur dhe 1.155 të tjerë janë shëruar.

E derisa rastet aktive janë 6.925, vetëm 60 persona janë vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit.

Të ngjashme