Afër 8 mijë maturantë hynë sot në afatin e dytë të provimit të maturës

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 08:05 | Nga

Sot me fillim nga ora 10:00 në të gjitha qendrat e përcaktuara mbahet Testi i Maturës Shtetërore 2018- afati i gushtit.
Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë nxënësit gjatë mbajtjes së testit, në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, nga ora 12:00.

Provimin e kanë paraqitur 7896 kandidatë të cilët nuk ishin të suksesshëm në afatin e parë (Qershor 2018).

Afati i dytë mbahet në dy pjesë, maturantët e mbetur për këtë afat të maturës, do t’i nënshtrohen provimit sot (pjesa e parë) dhe më 1 shtator (pjesa e dytë).

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme