Presidenti afgan, Ashraf Ghani, ka njoftuar për një armëpushim me kryengritësit talebanë për të shënuar festën e madhe të myslimanëve Eid al-Adha (Kurban Bajrami).
Parashihet që armëpushimi të filloj nga dita e hënë, pavarësisht luftimeve të rënda që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në qytetin qendror të Ghazni, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
”Armëpushimi i kushtëzuar do të fillojë të hënën dhe do të vazhdoj për aq kohë sa talebanët e ruajnë dhe e respektojnë atë”, ka deklaruar presidenti Ghani.
Ende nuk është bërë e ditur nëse talebanët e kanë pranuar ofertën e propozuar nga Ghani i cili kërkon ta ndërpresë konfliktin e armatosur gjatë festës.