AFP-ja shkrim për Kosovën: Peja, qyteti që prodhon kampionët botërorë të xhudos

Prishtinë | 25 Gus 2019 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

AFP ka shkruar një artikull për kampionen e talentuar të xhudos, Majlinda Kelmendit. Në shkrim flitet për ëndrrën e thyer në mes nga lufta e Kosovës me Serbinë, të trajnerit të Kelmendit, Driton Kuka.

Gjithashtu AFP ka bërë një përshkrim të qytetit që prodhon vetëm kampionë në sportin e xhudos dhe kushtet e vështira me të cilët ata janë stërvitur për vite me radhë.

Shkrimi i plotë

Kombi i ri dhe i vogël i Kosovës është shfaqur si një fuqi xhudoje në botë, suksesin e saj të papritur të kryesuar nga kampionia e vogël olimpike Majlinda Kelmendi.
Njëmbëdhjetë vjet pasi fitoi pavarësinë nga Serbia dhe në Olimpiadën e saj të parë verore, suksesi i Kelmendit në Rio në vitin 2016 i mundësoi Kosovës dhe dy milion njerëzve të saj të mposhtnin vëllain e saj të madh Shqipërinë, që kurrë nuk ka fituar një medalje olimpike në asnjë sport.
Kelmendi shkon në kërkim të më shumë medaljeve ari teksa tani garon në kampionatet botërore në Tokio që fillojnë ditën e diel.
Historia e suksesit të xhudos në Kosovë u krijua nga trajneri Driton “Toni” Kuka në qytetin e vogël të Pejës, ku themeloi një klub xhudo me vëllezërit e tij.
Një dhomë trajnimi me një çati që pikon, nuk e pengoi klubin të prodhojë kampionë – autoritetet vendosën vetëm kohët e fundit të financojnë rinovimin e saj.
“Jam i sigurt që nëse nuk do të ishte Toni, Kosova nuk do t’i kishte të gjitha këto medalje sot, veçanërisht arin olimpik”, tha Kelmendi, 28 vjeçe, për AFP.
Ajo u bë një heroinë kombëtare falë garave të saj në Rio, e cila mori titujt botëror në 2013 dhe 2014.
Në vendin e varfër që ndodhet në Ballkan, ku futbolli është sporti kryesor, sportistët e xhudos mezi presin të jenë në krye të listës për ndihmë financiare nga autoritetet. “Ata marrin vetëm 250,000 euro (281,000 dollarë) çdo vit, -tha Kuka, -nga i gjithë buxheti i qeverisë sportive prej 17 milion eurosh.

Hakmarrja për historinë

Kelmendi, e cila gjithashtu mban tituj evropianë dhe mbizotëroi në Lojërat Evropiane në Minsk këtë vit, është ylli më i ndritshëm i skuadrës së Kukës. Por ajo nuk është më vetëm. Tani drejton një grup, anëtarët e të cilit aspirojnë për titujt botërorë.
Distria Krasniqi, 25 vjeçe, është kampione në moshë të re botërore dhe Nora Gjakova, 28 vjeçe, fitoi medaljen e bronztë në kampionatet evropiane.
“Në kategori të ndryshme moshe, tani kemi 14 xhudistë që kanë arritur nivelin më të lartë,” tha 48-vjeçari Kuka.
Shumica vijnë nga e njëjta lagje.
Duke krijuar një ekip kaq të fuqishëm, Kuka po merr hak ndaj historisë së trazuar të Kosovës, i cili pati një fat të madh në karrierën e tij.
Në vitin 1992, me afrimin e Lojërave Olimpike të Barcelonës, Kuka ishte xhudoja më i mirë jugosllav, në kategorinë e meshkujve nën 71 kg dhe një nga më të preferuarit për medalje.
Por që nga viti 1989, situata ishte e tensionuar në Kosovë, shumica etnike shqiptare e ishte nën zgjedhën e të fortit të atëhershëm të Beogradit, Slobodan Millosheviç.
Brenda një lëvizjeje më të gjerë të rezistencës qytetare, të orkestruar nga “babai i kombit” Ibrahim Rugova, sportistët etnikë shqiptarë u larguan nga skuadrat jugosllave.
“Ëndrra ime olimpike u prish,” kujtoi Kuka, duke shtuar se ai kishte mundur të gjithë medalistët e Barcelonës në garën e Lojërave.

Trajnimi në gërmadha

Në fund të luftës 1998-1999, kur sulmet ajrore të NATO-s e detyruan Beogradin të tërhiqte trupat e saj nga Kosova, Kuka themeloi klubin e tij në Asllan Ceshme, një lagje e varfër, të cilët banorët e gjetën kryesisht të shkatërruar kur u kthyen.
Fëmijët e tyre ishin nxënësit e tij të parë.
“Kosova ishte në gërmadha dhe fëmijët u traumatizuan”, kujtoi ai.
Kelmendi, e cila jetonte “100 metra larg sallës”, ishte në mesin e atyre që iu bashkuan klubit”, kujtoi trajneri.
“Unë nuk dija asgjë për këtë sport, por isha e lumtur,” tha Kelmendi. “Ne fëmijët nuk kishim asgjë tjetër për të bërë.”
Angazhimet e Kelmendit për të fituar tituj botëror dhe olimpikë i nxorën bashkatdhetarët e saj në rrugë për të festuar.
“Ne i kemi shndërruar fëmijët që kanë vuajtur nga lufta në kampionë botërore, duke e matur veten kundër vendeve si Franca, Japonia apo Brazili që kanë mijëra xhudistë në dispozicion për të ndërtuar skuadrat e tyre,” tha Kuka.
Për gazetarin sportiv me qendër në Kosovë, Arsim Maxhera, Kelmendi “është tregimi më i madh i suksesit në vend, jo vetëm në sport”.

“Nuk ka asnjë titull që iu ka shpëtuar këtyre xhudistëve , të cilët vijnë nga një lagje e vetme”, tha ai.
Suksesi i tyre është ngjitës – sepse Peja tani ka pesë klube xhudoje, me deri në 500 persona në trajnim.
“Luftëtarët” nga Asllan Ceshme tani dëshirojnë të pushtojnë Tokion për Lojërat Olimpike të vitit 2020.
Gjakova tha se planifikoi të shkonte në Japoni “për të kurorëzuar gjithë këtë punë me një medalje”.
Kuka mendon se suksesi i grupit të tij e ka ndihmuar atë të përmbushë ambiciet e tij olimpike që u prishën nga lufta.
“Ëndrra ime që ishte gjysmë e prishur, tani është arritur 100 përqind,” tha ai.

Të ngjashme