Ekonomia Online
FUNDIT

Botohet libri ‘Qeverisja lokale dhe rajonale në Evropën Juglindore’

Botohet libri ‘Qeverisja lokale dhe rajonale në Evropën Juglindore’

Është botuar libri ‘Qeverisja lokale dhe rajonale në Evropën Juglindore’, nga një grup autorësh. Ky është libër që flet për rajonin dhe demokracinë. Pjesën për Kosovën e ka shkruar profesori i Universiteti ‘Haxhi Zeka’, Petrit Nimani. Ai ka shkruar në ‘Facebook’, se është  lajm i rëndësishëm nga fusha e shkencave politike dhe drejtësisë. “Ky botim […]

Është botuar libri ‘Qeverisja lokale dhe rajonale në Evropën Juglindore’, nga një grup autorësh. Ky është libër që flet për rajonin dhe demokracinë.

Pjesën për Kosovën e ka shkruar profesori i Universiteti ‘Haxhi Zeka’, Petrit Nimani. Ai ka shkruar në ‘Facebook’, se është  lajm i rëndësishëm nga fusha e shkencave politike dhe drejtësisë.

“Ky botim përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme dhe është i pari i këtij lloji në Evropën Juglindore”, tha ai.No description available.

Ndryshe në kapitullin Vetëqeverisja Lokale dhe Rajonale në Kosovë: Ndërtimi i Institucioneve Demokratike në një shtet të ri, libri trajton proceset e ndërtimit të institucioneve demokratike në Kosovë.

Libri është rezultat i një bashkëpunimi unik midis studiuesve nga ish-vendet e Jugosllavisë, përfshirë Kroacinë, Slloveninë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën, si dhe Serbinë. Çdo autor ka kontribuar me analiza dhe perspektiva për modelet bashkëkohore të qeverisjes lokale dhe rajonale, duke trajtuar sfidat dhe zgjidhjet për secilin vend.

I botuar nga Springer, ky libër është tashmë i indeksuar në platforma ndërkombëtare si Ueb of Science dhe Scopus dhe ka gjetur vend në bibliotekat më prestigjioze të botës.Book cover

Për më shumë rreth librit këtu.

Të ngjashme