Numri i të vdekurve nga koronavirusi në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 40.289.
Gjithsej 1.674.836 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, prej te cilëve 9.494 në 24 orët e fundit, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.
Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 40.289, me një rritje prej 289.
Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 18.656 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.142 dhe Maroku me 3.027.
Në Mauritius tashmë nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.
Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 706.304 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Egjipti me 179.003 raste dhe Maroku me 105.705.
Deri më tani, 1.376.599 persona të infektuar janë shëruar.