Liderët nga e gjithë bota bëjnë homazhe në nderim të kryepeshkopit të Afrikës së Jugut

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 07:19 | Nga Ekonomia Online

Kryepeshkopi Desmond Tutu, laureati i çmimit Nobel për Paqen, i cili ndihmoi në përfundimin e aparteidit në Afrikën e Jugut, ka vdekur dje në moshën 90-vjeçare.

Në homazhet që po bëhen në nderim të tij, kanë shkuar liderë nga mbarë bota, duke përfshirë Papa Françeskun, presidentin e SHBA-ve, Joe Biden dhe Mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeta II.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa tha se trashëgimia e Tutus është “Afrika e Jugut e çliruar”, raporton BBC.

Edhe ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i është bashkuar homazheve që i janë bërë laureatit të Çmimit Nobel për Paqen.

Obama e përshkroi kishtarin si “një mentor, mik dhe busull morale”.

Tutu ishte një nga figurat më të njohura brenda dhe jashtë vendit të tij, i cili u nderua me Nobel në vitin 1984 për rolin e tij në luftën për të shfuqizuar sistemin e aparteidit dhe do të mbahet mend si personi që la trashëgimi një Afrikë të Jugut të çliruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme