Policia e Kosovës (PK), gjatë muajit gusht, ka arrestuar 776 persona në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas raporteve 24 orësh të PK-së, personat e arrestuar kanë të bëjnë për vepra të ndryshme penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas të dhënave të PK-së, nga 776 persona të cilët janë arrestuar, 457 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Kurse, bëhet e ditur se 58 persona prej të arrestuarve janë dërguar në vuajtje të dënimit.