Modelja e njohur shqiptare, Afrona Dika, do të kurorëzojë dashurinë e saj me martesë me këngëtarin Blero, më 21 shtator të këtij viti.
Dyshja kanë bërë të ditur se do ta organizojnë dasmën e tyre në një nga resortet luksoze të Shëngjinit.
Ata ndërkohë ditë më parë kanë realizuar një ftoosesion pak para dasmës, duke pozuar si nuse e dhëndër.
Afrona së fundmi ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, të realizuara në plazh.
E veshur me një fustan rrjete dhe me një dukje elegante, modelja e njohur vuri mjaft mirë në pah linjat e saj trupore.
“Buzëqeshja është linja më e mirë e çdo gruaje. Blero Të dua”, ka shkruar modelja Dika në mbishkrimin e fotografisë.