Agani: Jemi afër marrëveshjes për koalicion me PDK-në

Prishtinë | 12 Maj 2017 | 16:40 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës tashmë është afër finalizimit të marrëveshjes me partnerin e parë të koalicionit parazgjedhor, për zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 11 qershor.

PDK është duke zhvilluar bisedime me Partinë e Drejtësisë (PD), për të vazhduar partneritetin tyre 7-vjeçar. Kryetari i PD-së, Ferid Agani ka thënë se janë në bisedime me PDK-në lidhur më mundësinë e një marrëveshje për koalicionin parazgjedhor.

“Ne jemi në bisedime me partnerin tonë në koalicionin qeveritar dhe paraprakisht kemi qenë edhe në koalicionin parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës, lidhur më mundësin e një koalicioni parazgjedhor”.

“Jemi duke e bërë analizën e finalizimit të marrëveshjes paraprake si dhe kemi vlerësuar anët pozitive dhe ka pasur edhe disa ngecje, dhe besojë që pas kësaj analize do të kalohet edhe në fazën e ardhshme”, ka thënë Agani për lajmi.net.

Ai ka treguar se përveç PDK-së kanë oferta joformale edhe nga partitë tjera,por që nuk ka preferuar të tregojë së kush janë ato. Por, sipas tij bisedimet më të avancuara janë ato më PDK-në.

Partia e Drejtësisë ka qenë pjesë e koalicionin qeverisës me PDK-në në dy mandatet e kaluara, ku Agani kishte udhëhequr dy ministri.Në Qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi ai ishte ministër i Shëndetësisë, ndërsa në këtë të fundit Agani ka udhëhequr për dy vite ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ai nga ky post kishte dhënë dorëheqje pas aktakuzës ndaj tij lidhur për rastin ‘Stenta’, i ndodhur në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.Pas rrëzimit të Qeverisë së Isa Mustafës me anë të mocionit të mosbesimit në Kuvend, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Presidenti Thaçi ka shpallur 11 qershorin datën kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme