Kryetari i Partisë së Drejtësisë dr Ferid Agani, me dy kandidatët për deputetë, mbrëmë kanë qëndruar në Mitrovicë, ku janë takuar me qytetarët e këtij qyteti për të shpalosur programin politik për Zgjedhjet Parlamentare 2017.
Kreu i PD-së, në fjalën e tij drejtuar qytetarëve të Mitrovicës tha se “Të gjithë jemi koshient për sfida të mëdha, me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës, qytetarët e saj. Partia e Drejtësisë gjithmonë ka qenë e udhëhequr me parimin mbi të gjitha është e vërteta dhe mbi të gjitha duhet të jetë drejtësia. Të vërtetën dhe drejtësinë e garantojnë njerëzit e dëshmuar, njerëzit me themel, familjar, me vlera morale të personifikuar në ta si individ dhe në familjet e tyre.”
“Kur jemi përcaktuar për koalicion parazgjedhor, jemi përcaktuar për një koalicion, i cili do të ketë energji të mjaftueshme, vullnet, vendosmëri, që këto sfida të cilat i përmenda t’i tejkalojmë në mënyrë të vendosur dhe të njëjtin vizion duke parë përpara e jo duke u marrë me të shkuarën,” u shpreh ai, transmeton Klan Kosova.