Pasi përjashtoi Berishën, Basha mbledh Këshillin Kombëtar

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Pas mbledhjes së kryesisë ku përjashtoi përfundimisht Sali Berishën dhe mbështetësit e tij nga partia, Lulzim Basha do të mbledhë Këshillin Kombëtar më 15 janar në orën 4 të pasdites.

Fokusi kryesori këtij takimi do të jetë mbi informimin e vendimeve që u morën nga kryesia e PD si dhe diskutimet mbi situatën e krijuar në protestën e 8 Janarit.

Këshilli Kombëtar i demokratëve pritet që të miratojë një rregullore të brendshme për mënyrën se si do të funksionojë ky forum, shkruan A2 CNN.

Me anë të një mesazhi Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka njoftuar anëtarët e këshillit kombëtar se në këtë mbledhjen, e cila do të zhvillohet në katin e dytë të selisë do të informohen edhe mbi planin e organizimit të partisë dhe ndarjen e detyrave të demokratëve që janë pjesë e këshillit kombëtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme