Berisha: Miqtë e Ramës po përfundojnë njëri pas tjetrit në qeli

Prishtinë | 12 Qer 2022 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për arrestimin në Itali të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili u kap me 20 kg kokainë.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, i cili fliste me superlativa për Kajmakun në atë kohë që kandidonte për kryetar bashkie.

Berisha shprehet se është e turpshme që kjo qeveri drejtohet nga kriminelë, siç thotë ai.

Sipas ish-kryeministrit, miqtë e Ramës po përfundojnë njëri pas tjetrit në qeli, raporton Abcnews, përcjell Paparaci.

Reagimi i plotë:

Ish Narko-Bashkiaku i Edvinit përfundon në burg!

Agim Kajmaku trafikonte kokaine me padronet e tij ne qeveri!

Miq, është arrestuar në Itali, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku. Narko-Bashkiaku është kapur me 20 kg kokainë në Itali, duke pasqyruar qartë dhe pastër fytyrën e kësaj qeverie. Kryenarkomani Edi Rama ka shpërblyer me poste dhe para, trafikantë droge, vrasës e hajdutë të cilët kanë ushtruar detyrat e caktuara nga ai.

Është e turpshme sesi kjo qeveri drejtohet nga këta kriminelë dhe njerëzit e tyre, që në shumicën e rasteve kanë më shumë se dy emra dhe një të kaluar të errët. Kriteret e Edi Ramës për krijimin e qeverisë së tij nuk kanë qënë as arritjet profesionale e akademike, por rekordet kriminale. Personat me vrasje, aktive në boten e krimit, krerë organizatash kriminale, kanë predispozitën për të qënë drejtues nën petkun e Edi Edi Ramës.

Njëri pas tjetrit, miqtë e tij po përfundojnë në qeli, ndërkohë që me papërgjegjshmërinë më të madhe ky njeri nuk ka marrë kurrë përgjegjësitë që i takojnë në menyrë të drejtpërdrejtë. Këtu nuk bëhet fjalë për veprime individuale, por për inkriminim kokë e këmbë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. sb

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme