Çështja “Toyota Yaris”, Basha merret në pyetje nga prokurorët belgë

Prishtinë | 10 Shk 2022 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lidhur me hetimin që po zhvillohet nga prokurorët belgë për dosjen e “Toyota Yaris” për 3.4 milionë euro.

Sipas Klan TV, Basha është marrë në pyetje nga prokurorët belgë të cilët kanë mbërritur në Tiranë prej disa ditësh dhe po hetojnë për këtë çështje.

Në qershor të viti 2018, Basha denoncoi 3.4 milionë euro të fshehura brenda makinave Toyota Yaris përpara se të mbërrinin në Portin e Durrësit.

Shumat e parave e nisur nga Belgjika u sekuestrua nga policia në datën 24 qershor, pak ditë pas deklaratës së Bashës.

Kryetari i PD-së do të dëshmojë përpara prokurorëve belgë për faktin se si ka qenë në dijeni për ngjarjen dhe shumën e parave përpara se të mbërrinin në Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme