Në çdo aspekt ligjor dhe statutor, unë vazhdoj të jem kryetar i Partisë së Drejtësisë, ka deklaruar Ferid Agani
Ai duke komentuar kuvendin e jashtëzakonshëm të PD-së tha se në asnjë mënyrë nuk bëhet fjalë për një kuvend të jashtëzakonshëm, sepse për tu mbledhur kuvendi duhet të thirret nga këshilli drejtues i partisë dhe atë me 2/3 e votave të anëtarëve të përgjithshëm të Këshillit Drejtues dhe ky numër nuk ka ekzistuar.
“Ky tubim është thirrur nga një pjesë e Këshillit Drejtues duke mos i respektuar dispozitat e statutit të partisë dhe me këtë nuk ka mund të ketë kapacitete vendimmarrëse që i ka një kuvend i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Agani.
Ai ka thënë se vetëm dy javë pas ngritjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë së Shtetit dhe kërkesës së tij për lirim nga detyra e ministrit, ka filluar një fushatë e orkestruar brenda partisë, kryesisht me kryetar të degëve, jo me kryesi të degëve, të cilët kanë pasur për qëllim të ndryshojë udhëheqjen e partisë.
“Deri me datën 18 qershor, kur kam qenë ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk ka pas asnjë pakënaqësi të shprehur në mënyrë të hapur”, ka deklaruar kreu i PD-së, Ferid Agani , per Tribuna Channel, duke shtuar se ata individ që kanë marrë pjesë në atë tubim, thjeshtë kanë qenë të manipuluar nga nënkryetari i partisë.