Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK’së), Agim Ademi do të qëndrojë në mbajtje për 48 orë.
Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikatë të lëshuar për media.
Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës ishte ftuar sot për t’u intervistuar.
Ndërkaq në media sot u publikuan pamjet e Ademit me pranga në duar.