Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nuk u paraqit sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Avokati i Ademit e arsyetojë mungesën e Ademit, duke thënë se klienti i tij ka udhëtuar në Turqi për shkaqe shëndetësore të një familjari.
Megjithatë në një foto të siguruar nga IndeksOnline, Ademi është rikthyer shpejtë në Kosovë dhe është parë në hotelin ‘Emerald’ në Prishtinë – pak para nisjes së Kombëtares së Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin.Ata kanë detyruar atë të bënte veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 eurosh, apo një veturë të tipit “BMW” X5, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.