Ndonëse qytetarët e Kosovës po dëshirojnë me çdo kusht ta blejnë një biletë për ndeshjen me Anlginë, FFK dhe kompania ‘Tiks.app’ po ia pamundëson një gjë të tillë.
Numri më i madh i biletave po shkon për zyrtarët e shtetit, atyre nga FFK po iu dhurohen bileta falas.
Metro ka mësuar se kryetari i FFK’së, Agim Ademi ka dhuruar 20 bileta për Gjykatësit e Apelit, ku edhe aty pritet të gjykohet me 3 dhjetor.
Një sasi tjetër e konsiderueshme e biletave ju është dorëzuar nga FFK edhe për Prokurorët e Prokurorisë së Kosovës.
Tribuna apo siç njihet ndryshe Zona VIP, do të jetë përplot me Gjykatës e Prokurorë, ata aty do të jenë për të shikuar ndeshjen me Aglinë, por jo për hetuar abuzimet me biletat dhe padrejtësinë që po bëhet nga kompania dhe FFK për shitjen e biletave.
Kujtojmë se deri tani nuk ka asnjë hetim apo diçka të tillë në lidhje me shitjen e biletave të Kosovës, ku sistemi online është duke mos funksionuar vazhdimisht dhe biletat në tregun e zi po vazhdojnë të shiten me çmime tre-katër fish më të lartë.
Ndërkaq, Agim Ademi së bashku me Muharrem Ramën po hetohen nga Prokuroria për sulm ndaj ish-doktorit të FFK’së, Mehmet Maxhunit, në Parkun e Gërmisë.
Po ashtu i pari i FFK’së, Agim Ademi, kishte kërcënuar me jetë përmes një mesazhi telefonik familjen e Dritëro Kadollit, mesazh ky që u dërgua nga shteti i Zvicrës.