Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka treguar se është takuar me Agim Agushin, rekordmenin botëror dhe i Guinnesit për goditjen e topit me kokë.
Haradinaj, po ashtu, ka treguar se caku i radhës së Agushit është “Burj Khalifa”, ndërtesa më e lartë në botë e cila gjendet në Dubai.
Gjithashtu, kryeministri i Kosovës i ka siguruar Agushit mbështetjen e Qeverisë në realizimin e synimit të tij për arritjen e këtij rekordi.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Kosova është vend i vogël me talentë të shumtë. Impresionues Agim Agushi, rekordmen botëror dhe i Guinnes-it për goditjen e topit me kokë. Sot, mësova se caku i tij i radhës është “Burj Khalifa” në Dubai, ndërtesa më e lartë në botë. Agimin e sigurova për mbështetjen e Qeverisë në realizimin e synimit të tij për arritjen e këtij rekordi”.