Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aaliu së bashku me ministren e Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari përuruan hapjen e Qendrës Tregtare “Ring Mall” , me një atmosferë festive.
Njoftimi i plotë:
Mbrëmë në një atmosferë festive u hap në Ferizaj, Qendra Tregtare “Ring Mall”, një investim i jashtëzakonshëm që sjellë tek ne brendet botërore dhe gjeneron punësimin e qindra të rinjve. Një motor i ri në ekonominë e Ferizajt dhe pikë reference në hartën e gjithë vendit.Suksese pronarëve dhe gjithë ndërmarrësve që zhvillojnë veprimtarinë në këtë qendër tregtare.



