Ekonomia Online
FUNDIT

Një muaj paraburgim ndaj L.F., për shkak të veprës penale të Vrasjes

Një muaj paraburgim ndaj L.F., për shkak të veprës penale të Vrasjes

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj Liridon Fetahit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të Vrasjes. Në njoftim thuhet se “gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë […]

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj Liridon Fetahit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të Vrasjes.

Në njoftim thuhet se “gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.F., ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”.

Fetahi me shtetësi daneze, sipas Kodit Penal Danez dyshohet për vrasje.

Në njoftimin e gjykatës u tha se pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme