Kandidati i PDK-së për Komunën e Ferizajt, Agim Aliu iu është drejtuar simpatizantëve të saj pas përfundimit të zgjedhjeve.
Ai ka shpallur fitoren në këtë komunë.
“Urime fitorja e Ferizajt. Duke parë gëzimin në fytyrat tuaj, zemra që rrah fortë sonte, ndjejë emocionet e pa përshkruara, mirënjohjen më të thellë, krenarinë e papërsëritshme përballë besimit tuaj. Faleminderit çdo ferizajasi, aq herë sa i dhanë me krejt forcën e tyre, besim, përpjekje, ndjersë, mund dhe frymë vizionit për Ferizajn e gjeneratës tjetër”, tha ai duke shtuar se kanë fituar të gjithë dhe u dëshmua se puna triumfon mbi zhurmën.
Sipas exit-pollit të Klan Kosova, në bashkëpunim me PIPOS, Agim Aliu, kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, është projektuar si fitues me të parën.