Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka paraqitur kandidaturën nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, për të garuar edhe për një mandat për postin e të parit të kësaj komune.
Por, ai do të sfidohet brenda subjektit të tij nga Fatmir Hasani, i cili po ashtu ka paraqitur kandidaturën nga diaspora për kryetar të Mitrovicës nga ky subjekt.
Nuk dihet se a do të ketë edhe pretendentë të tjerë nga Vetëvendosje, pasi afati i paraparë për sot deri në orën 17:00 për paraqitjen e kandidaturave është shtyrë deri më datën 9 korrik, njofton Klan Kosova.