Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk ka respektuar heshtjen zgjedhore në ditën e zgjedhjeve lokale që po mbahen në Kosovë. Pasi ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar, Bahtiri nuk ka pasur kujdes në deklaratat e tij para mediave, duke thyer kështu heshtjen zgjedhore, shkruan lajmi.net. […]
Agim Bahtiri e thyen heshtjen zgjedhore, parashikon se do të bëhet sërish Kryetar i Mitrovicës

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk ka respektuar heshtjen zgjedhore në ditën e zgjedhjeve lokale që po mbahen në Kosovë.
Pasi ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar, Bahtiri nuk ka pasur kujdes në deklaratat e tij para mediave, duke thyer kështu heshtjen zgjedhore, shkruan lajmi.net.
Në fund të deklaratës së tij, Bahtiri ka thënë “..nga kryetari juaj dhe kryetari i ardhshëm i Mitrovicës”, duke aluduar kështu në veten e tij.
Kujtojmë se heshtja zgjedhore është obligim ndaj kandidatëve për kryetarë komunash dhe kandidatëve për Kuvend Komunal.











