Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërcënuar gazetarin e Gazetës Metro, Shkumbin B. Kajtazi, pas një artikulli të publikuar në këtë gazetë.
Bahtiri e ka marrë në telefon gazetarin dhe i është drejtuar me fjalë kërcënuese dhe sharje, shkruan gazetametro.net.
“Ropt ka me ti q*. Ma ke prekë ndërgjegjen. Maje në men, ropt ka me ti q*”, i ka thënë Bahtiri gazetarit Kajtazi.
Rasti i është adresuar edhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ku është sqaruar rasti pasi, sipas gazetarit, kjo përbën cënim të punës së lirë të gazetarëve.
Ndërkohë, Kajtazi ka pritur për tri orë që kryetari Bahtiri të kërkojë falje, por kjo gjë nuk ka ndodhur.