Agim Bahtirit do t’i shuhet karriera politike, paralajmëron Pacolli

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 23:10 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosova e Re ka mbajtur takim me qytetarët e kësaj komune, ku i pari i partisë, Behgjet Pacolli prezantoi programin e AKR-së, program ky që në fokus ka rininë e Kosovës.

Më tej lideri i partisë Behgjet Pacolli tha se AKR-ja është e fortë dhe do të forcohet edhe më shumë në Mitrovicë.

“AKR do të dalë faqebardhë këtu në Mitrovicë, kush ka shkuar prej AKR-së, ka shkuar përgjithmonë dhe nuk ka kthim mbrapa, pra kush ka shkuar nga AKR-ja, do t’i shuhet karriera politike”, tha Pacolli.

Ai po ashtu tha se arsyeja pse është këtu në Kosovë është rinia, dhe ai beson që shpejtë do të vije momenti ku ata do ta marrin timonin dhe do ta shtyjë Kosovën përpara.

Presidenti Pacolli tha po ashtu se AKR është parti liberale që vlerat e saj i bazon tek vlera e punës, rezultati i punës, në qeverisje të sinqertë e të pastër.

Koordinatori i AKR-së në Mirovicë, Nysret Qubreli, duke folur për AKR-në dhe presidentin Pacolli tha se Mitrovica është me AKR-në dhe do të jetë çdo herë në përkrahje të programit zhvillimor të saj.

Në fund të takimit u bë edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë nga radhët e Aleancës Kosova e Re.

Të ngjashme