Agim Krasniqi për të disatën herë do të ushtrojë funksionin e zëvendësministrit në Ministrinë e Financave.
Se ka marrë bekimin e Kryeministrit Avdullah Hoti për të mbajtur këtë pozitë, ka njoftuar vet ai përmes Facebook.
“Duke falënderuar Kryetarin Isa Mustafa dhe Kryeministrin Hoti për besimin e dhënë, vazhdoj të jap kontributin tim si zëvendësministër në Ministrinë e Financave”, është shprehur Krasniqi.
“Vazhdojmë…”.