Sot, me mirënjohje për imazh të mirë dhënë vendit tonë, Organizata për Transparencë ORA, Ferizaj nderoi kryetarin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, z. Agim Rexhepi.
Në arsyetimim thuhet: “që mundi dhe vizioni i tij për orientim të duhur të vendit dhe qytetarëve tanë duhet të vlerësohet dhe të përkrahet në çdo moment”.
Ndërsa kryetari i shoqatës z. Rexhepi duke u falenderuar për mirënjohjen deklaroi: “Çdo mirënjohje është respekt e krenari, por kur mirënjohje të jep populli e në veçanti rinia intelektuale e ardhmja e vendit atëherë është privilegj që nuk ka çmim”.
OJQ “ORA” si organizatë është themeluar me qëllim të informimit të qytetarëve në lidhje me transparencen e institucioneve publike karshi sovranit të vendit.