Rexhepi: Respekt për ShBA-në, sponzorizuesin më të madh të krijimit të Kosovës shtet

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi ka njoftuar se është vendosur një flamur i ri amerikan te shtatorja e Bill Clinton.

Rexhepi ka thënë se kjo është bërë për si shenjë respekti ndaj ShBA-së si sponzorizuesitë më të mëdhenj të shtetkrijimit të Kosovës.

“Pak më parë për nderë të 13 vjetorit të Pavarësisë së shtetit të Kosovës e me qëllim të respektimit të sponzorizuesit të krijimit të shtetit – SHBA-në, aktivisti i shoqatës z. Ismet Islami e vendosi një flamur të ri amerikan te shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë” ka shkruar ai në facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme