Kryetari i AKB-së Agim Shahini ka bërë të ditura të dhënat e një raporti të brendshëm të kësaj organizate, ku flitet për dhjetëra mijëra biznese të shuara gjatë përiudhes së përballjes me pandeminë.
Shahini tha se sipas raportit që ata posedojnë gjatë këti viti në të gjithë Kosovën janë mbyllur mbi 20 mijë operatorë ekonomik dhe kanë mbetur të papunë mbi 50 mijë persona.
“Nëse flasim për statistika zyrtare mesatarisht në Kosovë brenda vitit regjistrohen mbi 8 mijë kompani.Ky trend vazhdon që nga viti 2001, por rreth 2 mijë biznese nese mesatarisht mbyllen, por ne nuk duhet t’i besojmë shumë statistikave zyrtareve, sepse mbyllja dhe shurja është shumë me e madhe se sa ato zyrtare dhe sipas statistikave që ne i kemi marrë nga terreni, në Kosovë vetëm deri në muajn gusht kanë qenë mbi 10 mijë biznese të mbyllura dhe këto nuk do të thotë që kanë qenë zyrtarisht për shkak të procedurave të ngarkuara”
“Kurse tash në këtë vit, kemi statistika , në krejt Kosovën janë mbyllur, kanë ndalur aktivitetin e vetë qoftë për shkak të krizës, qoftë për shkak të borxheve, në ATK, banka, qoftë në tatime të ndryshme janë mbi 20 mijë operatorë të ndryshëm ekonomik. Kjo ka krijuar një papunësi të madhe që në shifra është mbi 50 mijë punëtorë që kanë mbetur pa punë” tha Shahini për dokumentarin “Expose”.