Një grup prej 5 ekspertësh vendorë dhe ndërkombëtarë i formuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur javë më parë hartimin e raportit të vetëvlerësimit të këtij institucioni.
Raporti, i cili në muajin tetor do t’i dërgohet Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) do të përshkruajë të gjitha vendimet dhe punën që e ka bërë Agjencia prej vitit 2014, kur është anëtarësuar në këtë institucion evropian, shkruan Koha Ditore.
Bazuar në rezultatet e raportit, ENQA do të vendosë në qershor të vitit 2019 për statusin e AKA-së.
Ndonëse katër vjet më parë arriti të anëtarësohet, më 19 prill, ENQA ia zbriti statusin Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga “anëtare me të drejta të plota” në “anëtare nën shqyrtim”.