Mbahet mbledhja konsitutive e Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se është mbajtur mbledhja konsitutive e Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve.

Në njoftim thuhet se zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci ka theksuar nevojën për përcaktimin e politikave, respektivisht rishikimin e sistemit të licencimit të mësimdhënësve në Kosovë.

“Në këtë mbledhje janë diskutuar tri Udhëzime Administrative, që rregullojnë sistemin e licencimit të mësimdhënësve, për të cilat MAShTI ka themeluar grupet punuese, që do të punojnë në plotësim-ndryshimin e tyre”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme