Agjencia e Menaxhimit Emergjent thirrje qytetarëve: Kujdes të shtuar verës, rrezik i shtuar për zjarre

Prishtinë | 19 Qer 2025 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Zjarret në pyje, fusha dhe hapësira të hapura shkaktojnë dëme të mëdha materiale, ndotin ajrin, shkatërrojnë natyrën dhe rrezikojnë jetën dhe sigurinë, transmeton klankosova.tv.

”KUJDES: ZJARRVËNIET JANË VEPËR PENALE!

Vlen të theksohet dhe t’iu bëhet e ditur se zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepra penale të cilat sanksionohen me ligj.

Çdo person që shkakton zjarr, duke dëmtuar pronën publike apo private, ose duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe mjedisin, përballet me ndjekje penale dhe masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

Në rast se:

  • Hasni ndonjë zjarr
  • Dyshoni për zjarrvënie të qëllimshme
  • Vëreni tym apo flakë në zona të hapura,
    Mos hezitoni të lajmëroni shërbimet emergjente falas në çdo kohë (24/7):
    Qendrat Operative Emergjente të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent – 112
    Shërbimi Zjarrfikës – 193
    Policia e Kosovës – 192
    Bashkë për siguri, jetë dhe mjedis!
    Çdo qytetar ka rol në parandalimin e zjarreve.
    Veprimi juaj i shpejtë mund të parandalojë dëme të mëdha, të shpëtojë jetë dhe të ruajë natyrën tonë”.

Të ngjashme