Agjencia e Statistikave përfiton grant 281 mijë $

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 13:09 | Nga

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, nënshkroi sot me Bankën Botërore Marrëveshjen e Bashkëpunimit për “Projektin e Statistikave në Vendim-Marrje”.

Me këtë marrëveshje, Agjencia e Statistikave të Kosovës do të përfitojë një grant në vlerë prej 281 296 dollarë.

Ky grant nga BB i cili përbëhet prej katër komponentëve, gjithashtu ka për qëllim realizimin e projektit për forcimin e prodhimit të të dhënave dhe indikatorëve nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në fushat kryesore duke përfshirë këtu varfërinë, përfshirjen sociale, shëndetësinë dhe luftën kundër informalitetit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme