Pas një jave do të mbahet ankandi i katërt për blerjen e letrave me vlerë

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave njofton se më 15 mars do të mbahet ankandi i katërt për këtë vit për blerjen e letrave me vlerë.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milion euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme