Agjencia e Statistikave shpenzon rreth 1 milion euro për paga dhe mëditje

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 11:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me shumicë votash ka miratuar Raportin financiar të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Zëvëndëskryeshef i ASK-së, Ilir Berisha, tha se ka pasur një rritje të shpenzimeve krahasuar me vitin paraprak për shkak të përgatitjeve për regjistrimin e popullsisë, por që është shtyrë për shkak të pandemisë.

Ai më tej ka sqaruar se për paga dhe mëditje kanë shpenzuar 995 mijë euro. Berisha tha se kanë realizuar 87% të buxhetit dhe se të hyrat ishin mbi 1.1 milion euro.

Mbi 1 milion euro buxhet janë kursyer ka thënë Berisha para deputetëve, raporton EO.

“Te mallrat dhe shërbime ka pasur rritje për shkak se jemi përgatitur për regjistrim e popullsisë, 1 milion e 800 mijë euro, 92 mijë euro janë shpenzuar për mallra dhe shërbime”.

“87% e kemi realizuar buxhetin, përderisa të hyrat ishin 1 milion e 128 mijë, kurse shpenzimet për paga dhe mëditje ishin 995 mijë euro. Kemi kursyer mbi 1 milion euro”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/ekonomi/miratohet-buxheti-per-vitin-2022-opozita-e-kundershton-murati-e-vlereson-te-balancuar/

Të ngjashme