Agjencia Pyjore pranon donacion vetura e pajisje moderne, synim të zvogëlohen prerjet ilegale

Blinajë | 29 Nën 2022 | 15:24 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), ka pranuar kontigjentin e parë të pajisjeve përfshirë gjashtë vetura fushore pick-up dhe pajisje për monitorim të pyjeve, kamera, GPS, dylbi, raporton Ekonomia Online.

Ky donacion është bashkëfinancim i BE-së dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë. Në këtë ngjarje morri pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili tha se këto pajisje do ta ndihmojnë punën e Agjencisë.

Naser Krasniqi, udhëheqës i projektit Programi për Pylltari, tha se projekti do të ndikojë në uljen e numrit të prerjeve ilegale.

Ai theksoi se synim i institucioneve të jetë zbatimi i ligjit në këtë sektor, raporton EO.

“Dëshiroj të rikujtoj se objektiv kryesor i programit është mbrojta e resurseve dhe mundësimi i menaxhimit të pyjeve, për të mundësuar që dobitë ekonomike, sociale dhe mjedisore prej pyjeve të Kosovës të jenë të përhershme dhe te kontrolluar”.

“Në përgjithësi, rezultatet e këtij programi pritet që të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes sa i përket zvogëlimit të prerjeve ilegale duke krijuar kushte që ky synim të jetë një prioritet i lartë i institucioneve që zbatojnë ligjin në Kosovë”.

Të ngjashme