Ministrat Peci e Vatev vizitojnë ndërmarrjen “Bodrumi i Vjetër” në Rahovec

Rahovec | 25 Jan 2024 | 16:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit i Bullgarisë, Kiril Vatev, i cili po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë i Kosovës, pasdite kanë qëndruar për një vizitë në ndërmarrjen “Bodrumi i Vjetër” në Rahovec.

Ekonomia Online sjell pamje nga kjo vizitë.

“Bodrumi i Vjetër” është themeluar në vitin 1950 si ndërmarrje në pronësi publike. Më 2006 privatizohet dhe, sipas asaj çka shkruhet në faqen zyrtare të ndërmarrjes, në një kohë të shkurtër, pronarët e rinj rimëkëmbën atë duke përdorur teknologji bashkëkohore për vjeljen, përpunimin e rrushit dhe prodhimin e verës e rrushit të thatë, sipas standardeve bashkëkohore.

“Duke përdorur pajisje të importuara nga Gjermania, Italia dhe Franca, ndërtesa u rindërtua në kohë për vjeljen e vitit 2006, duke na lejuar të prodhojmë deri në 6.500.000 litra verëra të cilësisë së lartë në vit”.

Një sasi e përzgjedhur e verërave tona të kuqe vjetërohet në kushte optimale në fuçi lisi 225 litra (Barrique).

Zona e vreshtave të Rahovecit është pjesë e nënrajonit jugor të rajonit vreshtar të Kosovës dhe i përket zonave më të spikatura të vreshtarisë në Kosovë. E gjithë vreshtaria e kësaj zone shtrihet në terren kodrinor në lartësinë 340 – 600 metra. Klima kontinentale e ndërthurur me rrymën mesdhetare e bën këtë zonë vreshtash shumë specifike dhe të përsosur për prodhimin e rrushit dhe verërave të një cilësie shumë të lartë, pra cilësisë më të lartë.

Bodrumi i Vjetër në Rahovec vazhdon ta ruajë traditën dhe të prodhojë verëra me gjenezë të lartë gjeografike në përputhje me standardet evropiane, si: Cabernet Sauvignon, Merlot, Pinot Noir, Vranç prej varieteteve të verës së kuqe; ndërsa nga varietetet e verës së bardhë: Chardonnay, Riesling Rhine, Riesling Italian dhe, gjithashtu prodhon pije alkoolike: Rakia e Kosovës, Darda Extra dhe Darda, duke pasur gjithmonë parasysh rëndësinë e zhvillimit të paletës me produkte dhe shije të reja.

Bodrumi i Vjetër eksporton në: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Gjermani, Republikën Çeke, Holandë, Zvicër, Belgjikë, Japoni, Norvegji, Poloni etj.

Të ngjashme