Agjenda e kryetarit dhe kandidatëve të LDK-së për raundin e dytë zgjedhor

Prishtinë | 08 Nën 2025 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar agjendën për procesin e votimit nga kreu i kësaj partie dhe kandidatëve për raundin e dytë zgjedhor që do të mbahet më 9 nëntor.

Kryetari LDK-së, Lumir Abdixhiku do të votoj me bashkëshorten e tij në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Agjenda:

– Në orën 10:30, voton kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëshorten znj. Albina Kastrati Abdixhiku në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.

– Në orën 11:00, voton kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës;

– Në orën 10:00, voton kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”, në Pejë;

– Në orën 10:30, voton kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, në shkollën fillore “Ahmet Hajdari”, në Begunc;

– Në orën 12:00, voton kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, në shkollën fillore “Avdurrahman Gërguri”, në Dardhishtë;

– Në orën 10:30, voton kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, në shkollën fillore “Edmond Hoxha”, në Junik;

– Në orën 11:00, voton kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, në SHFMU “28 Nëntori”, në Bersanë.

– Në orë 10:00, voton kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, në shkollën fillore “Bajram Curri”, në Sllatinë të Madhe;

– Në orën 10:30, voton kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, në SHFMU “Rexhep Elmazi”, në Gjilan;

– Në orën 10:30, voton kandidati për kryetar të Suharekës, Ardian Shala, në shkollën fillore “Edit Durham”, në Mushtisht;

Të ngjashme