Përfaqësuesit e Hector Bellerin janë duke punuar për marrëveshjen që spanjolli të kthehet në Barcelonë.
Mbrojtësi i krahut të djathtë te Arsenal në premten ka vënë poshtë fjalët se ai është i vendosur për tu rikthyer, por tjetër çka thonë zhvillimet, shkruan The Sun.
22 vjeçari raportohet se është i fokusuar që të shtyjë përpara rikthimin në Camp Nou pas Kupës së Konfederatave, që ka përfunduar mbrëmë.
Bisedimet janë në zhvillim e sipër mes agjentit të Bellerin dhe Barcelonës, përderisa raportohet se kërkesa e tij për kthim nuk do të jetë e vazhdueshme sikur ajo e Marco Verrati.
Ai ka thënë se do që gjithçka të kryhet menjëherë.