Agjenti i Kevin de Bruyne pranon se e ardhmja e tij me Manchester Cityn mund të varet nga apeli kundër ndalimit të tyre prej dy sezoneve në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi dhe Paris Saint-Germain janë duke monitoruar situatën e reprezentuesit të Belgjikës.
Megjithatë, sipas agjentit, e ardhmja e mesfushorit kreativ belg do të zgjidhet vetëm pas vendimit përfundimtar për ndalimin e Cityt nga Liga e Kampionëve.
“Ne nuk do të komentojmë tani për largimin e Kevinit”, ka thënë fillimisht Patrick de Koster për Sport Magazine.
“Në çdo rast, ne duhet të presim për vendimin e pezullimit. Kevin është i lumtur në Mançester dhe ka një kontratë tre-vjeçare atje”.
“Gruaja e tij është gjithashtu shtatzënë dhe do të lind në fund të gushtit”, përfundoi agjenti i belgut.