Agjenti flet për të ardhmen e belgut De Bruyne

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Agjenti i Kevin de Bruyne pranon se e ardhmja e tij me Manchester Cityn mund të varet nga apeli kundër ndalimit të tyre prej dy sezoneve në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germain janë duke monitoruar situatën e reprezentuesit të Belgjikës.

Megjithatë, sipas agjentit, e ardhmja e mesfushorit kreativ belg do të zgjidhet vetëm pas vendimit përfundimtar për ndalimin e Cityt nga Liga e Kampionëve.

“Ne nuk do të komentojmë tani për largimin e Kevinit”, ka thënë fillimisht Patrick de Koster për Sport Magazine.

“Në çdo rast, ne duhet të presim për vendimin e pezullimit. Kevin është i lumtur në Mançester dhe ka një kontratë tre-vjeçare atje”.

“Gruaja e tij është gjithashtu shtatzënë dhe do të lind në fund të gushtit”, përfundoi agjenti i belgut.

Të ngjashme