Agjenti i yllit shqiptar, Adnan Januzaj, Dirk de Vriese ka thënë se janë në kontakt me Romën për të diskutuar kushtet e një transferimi nga Real Sociedad dhe se shpresojmë të bëjnë gjithçka për disa ditë.
Reprezentuesi belg ka dalë si zgjedhja e parë për të zëvendësuar të dëmtuarin Nicolo Zaniolo, i cili do të jetë jashtë për pjesën tjetër të sezonit.
Diskutimet mes dy klubeve, por edhe agjentit të lojtarët kanë filluar tashmë dhe gjatë ditëve të ardhshme mund të ketë një finalizim të transferimit.
“Ne jemi në kontakt me Romën”, ka thënë fillimisht agjenti Dirk de Vriese për laroma24.it.
“Jemi duke vlerësuar kushtet e formulës, të cilat mund të përfshijnë një huazim me mundësi blerje”.
“Tani shpresojmë të bëjmë gjithçka për disa ditë”, përfundoi agjenti i Januzajt.
Është raportuar se Sociedadi kërkon 15 milionë euro për Januzajm, ndërsa Roma propozon një huazim me mundësi blerje për një total prej 12-13 milionë eurosh.