Agjenti i Mohamed Salah i ka përgënjeshtruar spekulimet që ylli i Liverpool-it dëshiron të largohet dhe se ka dërguar një kërkesë për transfer.
AS ka raportuar që egjipiani është i gatshëm të largohet nga “Anfield Road” dhe se Reali është i interesuar në të.
“Duke folur prej AS-it prapë, e shoh”, ka shkruar përfaqësuesi i tij, Ramy Abbas Issa në Tëitter duke përdorur një lojë fjalësh e cila nënkupton që sipas tij, ky medium ka “gënjyer”.