Agjenti i Salahut mohon se ylli i Liverpoolit i është ofruar Barcelonës

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 09:01 | Nga

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë”, u shpreh agjenti i Salah, pas lajmeve se lojtari i është afruar Barcelonës.
Agjenti i Mohamed Salah e ka mohuar se ylli i Egjiptit e Liverpoolit i është afruar Barcelonës.

Salah vazhdon të lidhet me Real Madridin e Barcelonën pas sezonit mbresëlënës debutues me Liverpoolin në “Anfield”, transmeton Express.

Sido që të jetë, agjenti i Salah, Ramy Abbas, është përgjigjur direkt te AS në llogarinë zyrtare në Twitter se asgjë nuk është e vërtet.

“Kjo kurrë nuk ka ndodh”, tha Abbas në Twitter, duke bërë share raporton AS dhe duke shkruar në formë ironie: “AS, ju duhet një burim më i mirë”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme