Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënoi sulmin e ndodhur ndaj drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala.
Ky sulm u tha se është një veprim kriminal për të cilin autorët duhet t’i nënshtrohen përgjegjësisë penale.
AGK kërkon nga institucionet, përkatësisht Policia e Kosovës dhe Prokuroria që të hetojnë këtë rast i cili është vazhdimësi e sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave.
“Sulmet kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë, posaçërisht atyre që punojnë në televizionin publik. Për organet e drejtësisë, jo vetëm këtë rast por edhe rasti i hedhjes së granatës së dorës në RTK, duhet të hetohen me prioritet”.
“Gazetarët janë të dëshpëruar me qasjen e institucioneve në hetimin e rasteve që për objekt trajtimi kanë gazetarët”, thuhet në reagim.