AGK reagon për rastin e kërcënimit të Arbana Xharrës

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 14:37 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim lajmin se kolegia Arbana Xharra është duke u ndier e kërcënuar pasi persona të njohur sipas saj, ia kanë vizatuar një simbol në formë kryqi me ngjyrë të kuqe në hyrje të banesës.

AGK, kërkon nga organet e sigurisë, përkatësisht Policia e Kosovës që sa më parë të hetojë këtë rast.

Ky asociacion thekson në një kumtesë për media se do ta përcjellë me kujdes rastin në fjalë duke kërkuar hetime të shpejta dhe efikase nga organet e rendit.

 

Të ngjashme